Elbasan/ Gjykata cakton arrest me burg për 52-vjeçarin e akuzuar për tentativë vrasjeje

Elbasan/ Gjykata cakton arrest me burg për 52-vjeçarin e akuzuar për tentativë vrasjeje

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Poli Boriçin, 52-vjeçarin e arrestuar pas ngjarjes së ndodhur fundjavën e kaluar në një lokal në Elbasan, ku kanosi me armë zjarri 52-vjeçarin Ermir Kërtezi.

 

Seanca gjyqësore u zhvillua pa praninë e medias. Mësohet se Prokuroria ka ngritur ndaj Boriçit akuzat për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

 

Para hetuesve, Boriçi ka mohuar se kishte synim të vriste Kërtezin. Sipas deklarimeve të tij, ai ka marrë armën për ta frikësuar, pasi pretendon se ndihej i kërcënuar prej tij.

 

Ngjarja ndodhi në verandën e një lokali, ku 52-vjeçari Ermir Kërtezi u vu në shënjestër të Boriçit. Ky i fundit u arrestua nga Policia pas ndërhyrjes së menjëhershme, ndërsa fatmirësisht nga atentati i cili dyshohet se dështoi pas bllokimit të armës nuk pati persona të plagosur.

 

Por në dosjen hetimore dyshohet se pas ngjarjes qëndron një konflikt i hershëm mes dy familjeve. Boriçi ka deklaruar më herët se sulmi lidhej me vëllain e tij, të cilin pretendon se Kërtezi e kishte plagosur rreth 15 vite më parë, duke i shkaktuar pasoja të rënda shëndetësore.

 

Nga ana tjetër, Kërtezi ka deklaruar se marrëdhëniet mes dy familjeve ishin normalizuar prej vitesh dhe se nuk kishte pasur konflikte mes tyre gjatë kësaj periudhe.

 

Me caktimin e masës “arrest me burg”, Boriçi do të qëndrojë në paraburgim në pritje të vijimit të hetimeve dhe procesit gjyqësor. Organi i akuzës po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes, motivin dhe përgjegjësinë penale të 52-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy