Digjen katër banesa në Shkodër, familjet mbesin pa strehim

Digjen katër banesa në Shkodër, familjet mbesin pa strehim

Një zjarr i rënë mbrëmjen e djeshme për pak sa nuk u kthye në tragjedi për anëtarët e katër familjeve Sula, Fikaj, Hasa dhe Bregaj në fshatin Golem të njësisë Rrethina në Shkodër.

Zjarri ka shkrumbuar banesat e tyre në pak minuta, ku ndonëse ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës nuk ka vonuar, shuarja e flakëve ka qenë e pamundur.  Fatmirësisht nuk pati të lënduar por dëmet materiale janë të mëdha.

Siç njofton korrespodenti i MCN tv nga Shkodra, mësohet se katër familje që jetonin në atë godinë kanë mbetur të pastreha.

Në vendin e ngjarjes ditën e sotme ka mbërritur edhe një grup i ekspertizës nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe ka nisur hetimet e plota në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit. Sipas familjarëve ka dyshime se shkak të jetë bërë shkëndija elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy