Përshtatën ambientet e një lokali për lojëra fati, dy të arrestuar në Elbasan dhe 13 nën hetim

Përshtatën ambientet e një lokali për lojëra fati, dy të arrestuar në Elbasan dhe 13 nën hetim

Dy persona janë arrestuar në Elbasan pasi organizonin lojëra fati të paligjshme, në ambientet e një lokali të marrë me qira. Ndërsa nën hetim janë vënë 13 persona të tjerë që u kapën duke luajtur.

Në kuadër të operacionit "Dice", u arrestuan në flagrancë Aleksandër Muça 63 vjeç, banues në Elbasan dhe Përparim Lesko 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundershtim me ligjin", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Këta shtetas kishin përshtatur lokalin e marrë me qira nga 63-vjeçari, për organizimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Nga verifikimet ka rezultuar se këta shtetas fshihnin të ardhurat e përfituara nga ky subjekt.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: B. A., E. L., Xh. B., V. R., M. S., E. G., A. B., H. M., G. I., A. P., Xh. J., E. T. dhe I. D., për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", pasi u kapën në ambientet e lokalit, duke luajtur lojëra fati.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 140 000 lekë të rinj, 580 euro, 50 dollarë, 20 franga, një tavolinë dhe zara për lojëra fati, si edhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy