
Një tjetër padi pritet të dorëzohet sot rreth orës 12:30 nga deputetët e PD-së në Gjykatën Kushtetuese.
Mësohet se deputetët Dashnor Sula dhe Bledion Nallbati do të dorëzojnë një kërkesë për shfuqizimin e Bordit të përcaktimit të çmimit të produkteve ushqimore.
Vlen për t’u theksuar se kjo është kërkesa e dytë e selisë blu në Kushtetuese.
Pak ditë më parë PD depozitoi një kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për karburantet.



