Një 30-vjeçar është gjetur i pajetë gjatë pasdites të së shtunës në lagjen numër 15 të Durrësit, në vendin e quajtur Portoromano.
Sipas policisë, nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vëndin e quajtur "Portoromano", rreth 100 m në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes", njofton policia.



