
Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm i mbytur në liqenin e Farkës në Tiranë. Policia njofton se më datë 04.07.2023, në Liqenin e Farkës, është gjetur dyshohet i vetëmbytur shtetasi M. D., 45 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



