Vatër e madhe zjarri në një pyll me pisha në Mirditë, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen (VIDEO)

Vatër e madhe zjarri në një pyll me pisha në Mirditë, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen (VIDEO)

Një vatër e madhe zjarri ka rënë pasditen e së enjtes në fshatin Vjollcë (Malaj), në njësinë administrative të Mirditës.

 Sipas autoriteteve, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës, por për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thepisur malor, zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka qenë i vështirë për t'u izoluar.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, zjarrfikësit nuk kanë arritur ende të vënë zjarrin nën kontroll, pasi flakët kanë avancuar në një zonë të paarritshme për mjetet zjarrfikëse.

Forcat ndodhen ende në terren dhe ndërhyrja po vijon me mjete të kufizuara, duke u përballur me vështirësi të mëdha logjistike për shkak të aksesit të kufizuar në zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy