Tiranë, hyjnë në banesë lidhin familjarët dhe i grabisin

Tiranë, hyjnë në banesë lidhin familjarët dhe i grabisin

Një familje ka rënë pre e grabitjes në orët e vona të natës së kaluar në fshatin Qinam të Tiranës.

Tre persona të paidentifikuar ende, mësohet se kanë hyrë në ambientet e banesës. Ata, nën kërcënimin e armëve, grabitën një shumë parash.

Në momentin e grabitjes, brenda banesës ndodheshin edhe familjarët, të cilët  u lidhën me litar nga 3 grabitësit.

Pasi morën paratë, autorët u larguan në drejtim të paditur.

Për fat të mirë, familjarët nuk kanë pësuar lëndime.

E paqartë mbetet edhe shuma e parave të grabitura, ndersa në vendngjarje shkuan forcat policore, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy