Arrestohet 25-vjeçari nga Laçi, vodhi bizneset në Kurbin e Lezhë. Në kërkim shoku

Arrestohet 25-vjeçari nga Laçi, vodhi bizneset në Kurbin e Lezhë. Në kërkim shoku

Një operacion i koduar “Last Door” ka finalizuar hetimet për zbardhjen e një sërë vjedhjesh dhe tentativa vjedhjesh në zonën e Lezhës dhe Laçit.

 

Policia Kurbin, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë vënë në pranga F. D., 25 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i cili më parë ishte shpallur në kërkim.

 

Ky shtetas dyshohet për një sërë vjedhjesh në lokale, restorante, agjenci udhëtimi e marketingu.

 

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. D. është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve dhe banesave;

* tentativave për vjedhje në lokale në lagjet dhe zonat përreth Lezhës;

* disa vjedhjeve në bar-lokale, restorante, agjenci udhëtimi dhe supermarkete në zonën e Laçit.

 

Ndërkohë, sipas policisë vijon puna për kapjen e shtetasit:

 

M. D., 26 vjeç, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në këto vepra penale.

 

Gjithashtu, po punohet për dokumentimin e veprave të tjera penale të dyshuara të kryera nga këta shtetas.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy