
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar me iniciale Q.SH pasi në bashkëpunim me L. H., 28 vjeç kanë blerë disa produkte, në një dyqan, me një kartmonedhë euro të falsifikuar.
Njoftimi I plotë: Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, shtetasin Q. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë dhe shpallën në kërkim shtetasin L. H., 28 vjeç, banues në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë blerë disa produkte, në një dyqan, me një kartmonedhë euro të dyshuar të falsifikuar.



