Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut, në qytetin e Lushnjës. Dy automjete janë përplasur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip "Benz" udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip "Volkswagen" ndodhej një pasagjer i vetëm.
Pavarësisht aksidentit, asnjë prej të plagosurve nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar lëndime të lehta. Sipas policisë, shkaku i aksidentit ka qenë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim nga njëri prej mjeteve.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, me mjetin tip "Volkswagen" që është rrotulluar disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip "Benz" ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e përparme, duke u shkatërruar plotësisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë - Rrogozhinë ka mbetur i bllokuar për rreth 30 minuta. Policia është në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.



