Një 35-vjeçar me iniciale N. Ç., është hedhur nga një shtyllë elektike në fshatin Maliq në Korçë. Nga të dhënat paraprake rezulton se 35-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Bëhet me dije se i lënduari ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve për mjekim të specializuar.
Njoftimi i Policisë: Më datë 05.06.2022, rreth orës 08:50, jemi njoftuar se në fshatin Pendavinj, Maliq, është hedhur nga një shtyllë elektike shtetasi N. Ç., 35 vjeç, banues në këtë fshat, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat e para rezulton se ky shtetas, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.



