U nisën me kamion për në Angli, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë

U nisën me kamion për në Angli, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë

Katër persona janë vënë në pranga të policisë angleze pasi ndihmonin shtetasit të hynin në mënyrë ilegale në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Mes tyre ishin dhe vëllezërit shqiptarë, Arben Cakici, 48 vjeç dhe Astrit Cakici, 37 vjeç të cilët kishin jetuar ilegalisht në Londër si dhe akuzohen për posedim arme zjarri. Kjo akuzë e fundit rëndon mbi Astrit Cakicin.

Ata ndihmonin emigrantët të kalonin në Angli përmes kamionëve të cilët drejtoheshin nga dy shtetas rumun, të cilët po ashtu u ndaluan nga policia.

Ndalimi i tyre u bë në momentin kur dy drejtuesit e kamionë po zbrisnin 4 shqiptarë në zonën e quajtur Cobham afër Gravesend. Katër personat të cilët kishin udhëtuar nga Shqipëria për tu hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale i përkasin moshës midis 20 dhe 35-vjeç dhe tani po mbahen nga autoritetet e emigracionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy