Plagoset me thikë 55-vjeçari në Vlorë

Plagoset me thikë 55-vjeçari në Vlorë

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e së shtunës në Vlorës, pas një konflikti për motive të dobëta. Policia bën të ditur se i plagosuri është identifikuar si A. Q., 55 vjeç, ndërsa autori dyshohet se është shtetasi me inicialet A. M., 49 vjeç.

Uniformat blu thonë se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa 55-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Vlorë pas një konflikti për motive të dobëta.

Në pranga ra autori i dyshuar A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Akërni, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, goditi me thikë 55-vjeçarin A. Q, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u bë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë), e dyshuar e përdorur nga autori në këtë ngjarje.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijonë veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy