
Një 30-vjeçar me inicialet I.S., ra në prangat e policisë pasi e kishte kthyer lokalin në vend ku organizoheshin lotari të palejuara. “Blutë” i gjetën në telefon programe për vendosjen e basteve sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin I. S., 30 vjeç, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara". Ky shtetas kishte vendosur në dispozicion për lojëra fati, lokalin që administronte. Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në celularin e tij, iu gjetën programe për vendosjen e basteve sportive”.



