Turisti holandez zhduket tek kanionet e Osumit

Turisti holandez zhduket tek kanionet e Osumit

Një çift bashkëshortësh nga Holanda janë futur këtë të hënë në kanionet e Osumit dhe si pasojë i ka marrë rrjedha e ujit. Sipas informacioneve nga Policia, gruaja 64-vjeçare arriti të dilte në kohë, por bashkëshorti i saj 68-vjeçar nuk mundi të tilte.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ka qenë vetë turistja e cila ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Çorovodës, e që ngriti po ashtu alarmin për zhdukjen e të shoqit.

Kjo bëri që autoritetet policore së bashku me shërbimet zjarrfikëse të nisnin kërkimet për gjetjen e 68-vjeçarit. Në ndihmë të tyre janë nisur edhe polumbarët e Repartit Special “RENEA”.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum. 64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy