Me armë në brez në mes të Burrelit, vihet në pranga i riu

Me armë në brez në mes të Burrelit, vihet në pranga i riu

“Fokus” u kodua një operacion i policisë së Matit gjatë të cilit një i ri u kap në qendër të qytetit të Burrelit, me armë në brez.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte me armë zjarri, uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë të I. R., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy