U vidhte para klientëve, arrestohet punonjësja e bankës në Durrës

U vidhte para klientëve, arrestohet punonjësja e bankës në Durrës

Punonjësja e një banke në Durrës, e shpallur në kërkim pasi dyshohet se u vidhte para klientëve është vënë në prangat e policisë.

Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

37-vjeçarja dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti.

Ndaj të ndaluarës hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy