Kakavijë/ Tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria mbi 19 mijë euro, procedohet 38-vjeçari

Kakavijë/ Tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria mbi 19 mijë euro, procedohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar nga Fieri u procedua penalisht në gjendje të lirë në pikën kufitare të Kakavijës pasi tentoi të dilte nga Shqipëria, me mbi 19 mijë euro pa i deklaruar.

Shërbimet e Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit I. M., ku u gjetën 19 150 euro, të cilat ky nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin I. M., 38 vjeç, lindur në Patos, Fier dhe banues në Greqi.

Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy