Disa minuta reshje shiu me intensitet të lartë në Durrës kanë rikthyer problematikën e përmbytjeve në disa rrugë të qytetit, veçanërisht në zonat periferike.
Ndërkohë, rrëshqitja e dherave nga kodra në zonën e Currilave ka shkaktuar bllokimin e njërit kah të lëvizjes për automjetet.
Aktualisht, situata po shkon drejt normalizimit. Segmentet rrugore janë të kalueshme dhe po punohet për largimin e masivëve të dherave, në mënyrë që qarkullimi të vijojë pa probleme.



