Hodhi gruan nga ballkoni, 47-vjeçari mohon ngjarjen: U hodh vetë

Hodhi gruan nga ballkoni, 47-vjeçari mohon ngjarjen: U hodh vetë

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë ndaj 47 vjeçarit Saimir Rrapallari, i cili rrëzoi bashkëshorten nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Patos, ku Saimir Rrapallari ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes se tij E. Sulejmani  pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar.

Ndërkohë 38 vjeçarja ishte ndarë nga burri një vit më parë dhe tashmë është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

Ajo ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Saimir Rrapallari ka pretenduar se akuzat janë sajesa nga ish bashkëshortja.

Ai thotë se kishte nënën sëmurë dhe kishte vajtur për të marrë vajzën e tij.

47 vjeçari ka deklaruar se E. Sulejmani  është hedhur vetë dhe se vajza është manipuluar nga e ëma.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata ka vendosur që ta lërë në burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy