OFL në Kukës, u dërgon formularin katër të dënuarve për grabitje dhe pengmarrje

OFL në Kukës, u dërgon formularin katër të dënuarve për grabitje dhe pengmarrje

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë katër të dënuarve për grabitje dhe pengmarrje në Kukës. Bëhet fjalë për Xhevahir Alijaj, Blendi Axhami, Zaim Vata, Bledar Halilaj.

Njoftimi

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xh. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

B. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Z. V., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

B. H., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy