
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së duke dënuar me burgim të përjetshëm autorët e masakrës së Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.
Dy autorët, Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, janë akuzuar për vrasjen e tyre të kryer në vitin 2017.
Në atentatin për vrasjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares u plagosën Bujar Turku e Marjus Xhepexhiu.
Kurse Laert Haxhiu vijon të jetë në kërkim, teksa hetimi ndaj tij është pezulluar dhe në bazë të Kodit të ri pas një viti rinis procesi në mungesë.
Bilbili dhe Kaloshi u dënuan si autorë të masakrës së Lushnjës, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën më 11 tetor 2017 në Lushnjë, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.



