
67-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur këtë të prëmte në fshatin Ngurrës të Lushnjës, ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjës. Mësohet se shtetasi K. S., kishte pësuar plagë të rënda dhe si pasojë nuk arriti t’i mbijetonte.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. S., 67 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz.
Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi K. S., i cili ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



