Një të dënuari për vjedhje, i cili vuan dënimin në burgun e Vaqarrit, i janë gjetur sende që kanë bërë të nisin dyshimet për terrorizëm.
Gjatë kontrollit në burgun e Vaqarrit, në qelinë e të dënuarit Ilirjan GJ., 23 vjeç, banues në Paskuqan, i dënuar për “vjedhje”, në dhomë, iu gjet një pikturë me pamje vizuale të grupit terrorist ISIS.
I riu tani veç akuzës së vjedhjes duhet të përgjigjet edhe për mbajtje të sendeve të ndaluara të organizatave terroriste.



