Thyen masën e sigurisë për kanosje, armëmbajtje dhe përndjekje, vihet në pranga një person në Dibër

Thyen masën e sigurisë për kanosje, armëmbajtje dhe përndjekje, vihet në pranga një person në Dibër

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga një person në Dibër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me forcën e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin L.L., 29 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Kanosja”, “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”, “Përndjekja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Armëmbajtja pa leje” .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy