
Shqiptarët që udhëtojnë drejt Greqisë janë të detyruar t’i nënshtrohen karantinës 7-ditore me të hyrë në shtetin fqinj.
Kjo parashikohet në planin e ri të masave që Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Trajtimit të Krizave në Greqi ka rishikuar për parandalimin e koronavirusit.
Duke nisur nga dita e diel e 16 gushtit, të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë, përmes pikës së Kakavijës, do të vendosen në karantinë të detyruar 7-ditore.
Po ashtu, mësohet se kufiri tokësor me Kakavijën do të mbyllet gjatë natës, me qëllim që të ketë kontrolle të shtuara gjatë ditës.
Ndërkohë, nga e hëna, udhëtarët që hyjnë në shtetin fqinj do t’i nënshtrohen edhe një kontrolli epidemiologjik.



