Heqja e qeseve plastike/ ISHMT nis në terren mbikëqyrjen e tregut

Heqja e qeseve plastike/ ISHMT nis në terren mbikëqyrjen e tregut

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) nisi mbikëqyrjen e tregut për zbatimin e nismës së qeverisë për heqjen e qeseve plastike nga përdorimi.

Trupa inspektuese e ISHMT-së ka nisur mbikëqyrjen në terren me hyrjen në fuqi të vendimit për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit, apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme.

Prej datës 1 qershor, operatorët ekonomikë ndalohen të përdorin dhe ofrojnë qese plastike mbajtëse me përmasa më të vogla se 50 cm gjatësi dhe 24 cm gjerësi (pa përfshirë gjerësinë e palosjeve) me kapacitet mbajtës më të vogël se 10 kg, me trashësi nën 70 mikron.

Në rastet kur subjektet nuk respektojnë kërkesat e parashikuara të përcaktuara në këtë vendim, ISHMT ndalon tregtimin e qeseve plastike, procedon me sekuestrimin dhe marrjen e masave përkatëse sipas, parashikimeve ligjore.

Masa e gjobës shkon nga 500 mijë lekë, deri në 1.5 milion lekë. Por ka edhe masa më të rënda se kaq për shkelësit. Në radhë të parë sekuestrimi i të gjithë mallit që do të gjendet sepse konsiderohet i paligjshëm.

Nëse kjo përsëritet do të hiqet licenca e aktivitetit për shkelësit e ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy