
Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Camouflage 22”, pas hetimeve disa mujore, ka zbuluar se si administratorja e një qendre masazhi e kishte shndërruar aktivitetin, në “fole” prostitucioni.
Gjatë operacionit u vu në pranga administratorja S. H., 21 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Gjithashtu u vunë në pranga dhe E. Y., 26 vjeçe dhe L. V., 25 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”.
21-vjeçara administronte një qendër masazhesh në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. Y., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.



