Shpërthimi i tubacionit të naftës në Ballsh, arrestohet shefi i sigurimit teknik

Shpërthimi i tubacionit të naftës në Ballsh, arrestohet shefi i sigurimit teknik

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin E. A., 40 vjeç, banues në Fier (Shef i sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në një kompani nafte).

Arrestimi i tij u bë pasi në datën 03.05.2021, në fshatin Kash, Mallakastër, për shkak të mosmarrjes së masave të sigurimit teknik, në sallën e pompave të sektorit të dekantimit të kompanisë së naftës ka shpërthyer një pompë centrifugale, ka marrë flakë tubacioni.

Si pasojë është dëmtuar me djegie operatori i prodhimit, shtetasi V. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy