Gjatë aksionit për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia Tiranë ka vënë në pranga 6 persona të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
Sipas policisë janë pezulluar 50 leje drejtimi si dhe janë vendosur edhe 17 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit, shkeleje semafori si dhe përdorim celulari.



