Dhunë ndaj djalit dhe shpërndarje droge/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Dhunë ndaj djalit dhe shpërndarje droge/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë orëve të fundit, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuza të ndryshme. Policia njoftoi se Forca e posaçme “Shqiponjat”,  në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. T., 26 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe E. T., 20 vjeç, pasi në Rrugën e Xhabrahimeve, gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

Më tej, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. P., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. 

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është bërë arrestimi në flagrancë të shtetasit B. K., 24 vjeç, pasi është kapur në flagrncë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy