Pse po shtyhet formalizimi i basteve sportive? Bregu: Policia e Tiranës merr 1 milion lekë nën dorë për to, u intereson të jenë të paligjshme (VIDEO)

Pse po shtyhet formalizimi i basteve sportive? Bregu: Policia e Tiranës merr 1 milion lekë nën dorë për to, u intereson të jenë të paligjshme (VIDEO)

Në Shqipëri, baste sportive u mbyllën në letër më 1 janar 2019. Pesë vite më vonë, qeveria premtoi t’i rikthente ato në mënyrë të ligjshme për të ndaluar paligjshmërinë që qarkullonte miliona euro në rrugë. Por realiteti është ndryshe. 

Gazetari Sokol Bregu, në një intervistë për "MCN Live", drejton gishtin tek Policia e Tiranës, duke thënë se është pikërisht ky rajon me numrin më të madh të basteve të paligjshme. 

Sipas Bregut, është në interes të policisë që bastet sportive të mbeten të paligjshme, pasi ata marrin deri në 500 euro nën dorë për secilën pikë basti që mbajnë të hapur.

Për çdo bast sportiv që nuk preket nga policia, pronarët e pikave paguajnë 500 euro çdo muaj. 

Policia e Tiranës përfiton 1 milion lekë nga ky fenomen dhe kjo është e papranueshme. 

Përveç kësaj, Sokol Bregu thekson se çdo drejtor qarku ka pjesën e tij nga këto përfitime të paligjshme, duke e bërë këtë një rreth të mbyllur, ku korrupsioni është i përhapur dhe mbrohet nga institucione të ndryshme.

Në zona të caktuara të Tiranës, ka një buxhet të madh për të menaxhuar lojërat e fatit dhe baste të paligjshme. Pikat e basteve paguajnë çdo muaj për të mos prekur nga policia, ndërsa një pjesë e madhe e këtyre parave shkon për funksionarët dhe shefat e komisariateve.

Edhe policisë i intereson qe bastet të jenë në paligjshme, kjo ka ndodhur edhe ma call center por ato e kanë çmimin më të shtrenjtë. 

Pikate  basteve paguajnë 500€ në muaj që të mos preken nga policia, çdo drejtor qarku e ka ‘pjesë e vet të luani’ në këtë çështje. 

I gjithë buxheti financiar ndodhet në lagjet më kryesor të Tiranës ku luhen baste, dhe prandaj fitimi është kolosal, si për krimin e organizuar por edhe për shefat e komisariateve. 

Korrupsioni dhe përfshirja e policisë në këtë skemë ka krijuar një situatë ku zyrtarët nuk përpiqen as të fshehin jetën e tyre të luksit. Ata kanë makinat e shtrenjta dhe mënyrën e jetesës të shefave të komisariateve, të cilët nuk e fshehin asnjëherë statusin e tyre të privilegjuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy