Po konsumonin alkool në lokal, 35-vjeçari tenton të vrasë shokun

Po konsumonin alkool në lokal, 35-vjeçari tenton të vrasë shokun

Policia e Pukës ka arrestuar një person, nën akuzën se tentoi të vriste një person me thikë pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa në pranga është vënë shtetasi J.(K.) Gj., 35 vjeç, banues në Iballe, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 15.11.2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. Z., 37 vjeç, banues në Iballe. Këta shtetas kanë qenë duke konsumuar alkool në një tavolinë në ambientet e një lokali në fshatin Iballe. Pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar dhe shtetasi J.(K.) Gj. e ka plagosur me thikë në trup shtetasin A. Z.,”, njoftoi Policia.

Shtetasi A. Z., ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy