E dënuar me 7 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Kapshticë 55-vjeçarja

E dënuar me 7 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Kapshticë 55-vjeçarja

Një 55-vjeçare e dënuar me 7 vite për shfrytëzim për prostitucion në rrethana rënduese dhe e shpallur në kërkim, është ndaluar në Kapshticë. 

NJOFTIMI 

Qarku Korçë/Ndalohet një shtetase dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme pe
nale.
E dënuar me 7 vjet burgim, për shfrytëzim për prostitucion, në rrethana rënduese, ndalohet në PKK Kapshticë, 55-vjeçarja e shpallur në kërkim.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Fëllëzë Saliaj, 55 vjeçe, banuese në Patos.
Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale "Shfrytëzimi për prostitucion", në rrethana rënduese. Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër.
Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy