Grabitën 3 milionë lekë në një banesë në Dibër/ Arrestohet edhe autori i katërt

Grabitën 3 milionë lekë në një banesë në Dibër/ Arrestohet edhe autori i katërt

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar autorin e katërt të grabitjes së ndodhur në tetor 2019 në Grykë Nokë të Dibrës, ku grabitësit vodhën 3 milionë lekë në banesën e I.H, duke e kërcënuar atë me armë.

Mësohet se është arrestuar V.S, 34 vjeç, banues në Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Përkrahje e autorit të krimit", mbetur në tentativë.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor "Shumbati".

Shkon në katër numri i të arrestuarve për vjedhjen me armë të një shume parash në një banesë.

Kapet autori i katërt i vjedhjes me armë të një shume parash në fshatin Grykë Nokë, Dibër (ngjarje e ndodhur tetor 2019).

Strukturat e Policisë së Dibrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: V. S., 34 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë ( të cilët janë arrestuar më parë), kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në banesën e shtetasit I. H.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Përkrahje e autorit të krimit", mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy