Krimi makabër në Kurbin, dëshmia e vjehrrit para gjykatës: Jam penduar

Krimi makabër në Kurbin, dëshmia e vjehrrit para gjykatës: Jam penduar

Ndoc Tota, 73 vjeccari i cili me 3 maj vrau me levë në kokë nusen e djalit të tij. Krim makabër ky që tronditi mbarë opinionin publik, që ndodhi në fshatin Zhejë në Kurbin, në gjykatë gjatë  dëshmisë së tij Tota shprehu pendesë të thellë për vrasjen e Vera Totës, nëna e dy nipërve të tij.

Jam i penduar për gjithcka ka ndodhur. Marrëdhëniet tona nuk kanë qënë të mira që në fillim, mësohet të jetë shprehur I moshuari.

Gjykata vendosi masën e sigurimit arrest me burg.

Ndërkohë sipas organit të akuzës, debati mes nuses dhe vjehërrit, që i mori jetën 41 vjeccares, kishte nisur që në orët e para të mëngjesit, për kafen. Kjo me pretendimin se nusja e djalit kishte refuzuar që ti bëntë kafen, kjo bëri që vjehrri të bëntë veprimin e ccmendur duke vrarë me levë në kokë nusen e djalit të tij. Gjithashtu është bërë e ditur se viktima pas plagëve të marra kishte gjetur vdekjen e menjëhershme. Kanë qënë fqinjët ato që kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës në oborr.

Vjehrri vret me levë nusen

​Një tragjedi e ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Zhejë të Kurbinit. Nusja 41-vjeçare e familjes Tota është gjetur e vrarë me mjete të forta.
Vjehrri i viktimës, 75-vjeçari Noc Tota, dyshohet se e ka kryer vrasjen për motive të dobëta. Ai është larguar nga shtëpia para mbërritjes së policisë dhe më pas është kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Kurbinit. 
Banorët, edhe pse nuk pranojnë të flasin, e përshkruajnë viktimën si një grua të urtë. Nëna e një vajze dhe një djali punonte në një fabrikë këpucësh dhe shihte punën e saj tregojnë fqinjët jashtë kamerave. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy