Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën të ditur se në një video të publikuar në rrjete sociale identifikohet një drejtues kamioni i cili kryen manovra të gabuara në autostradën Durrës-Tiranë.
Me këtë rast, Policia Rrugore e Tiranës, ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka vendosur masën administrative 20 000 të rinj, sipas nenit 350 të Kodit Rrugor, ndaj drejtuesit të kamionit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112.



