
Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bilisht-Miras, ku sipas policisë, makina tip “Nissan” që drejtohej nga shtetasi A. K., ka përplasur për vdekje një këmbësore në afërsi të fshatit Kuç.
Viktima është identifikuar si shtetasja R. G., rreth 70 vjeçe. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.08.2021, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Kuç, Devoll, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar shtetasen R. G., rreth 70 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



