
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Delvinë ku një e moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Ngjarja ka ndodhur në Delvinë, ku në oborrin e banesës, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur shtetasja N. H., rreth 75 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



