Mallra kontrabandë, arrestohen tre persona në Tiranë

Mallra kontrabandë, arrestohen tre persona në Tiranë

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të dyshuar për kontrabandë mallrash.

Uniformat blu pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Free road 3”, si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i B. M., 33 vjeç, banues në Kukës, A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë; A. K., 34 vjeç, dhe B. I., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë të dy subjekteve tregtare.

Shërbimet e policisë, në rrugën “5 Maji”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues shtetasin B. M., dhe pasagjer shtetasin A. K.

Gjatë kontrollit të furgonit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, pa pullë fiskale, të cilat do t’i merrnin shtetasit A. K., dhe B. I.

Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy