Kultivimi i kanabisit, “Krasta” vë në pranga dy inspektor pyjesh në Elbasan dhe kryetarin e fshatit

Kultivimi i kanabisit, “Krasta” vë në pranga dy inspektor pyjesh në Elbasan dhe kryetarin e fshatit

Vijon operacioni policor i koduar “Krasta” në Elbasan, i zhvilluar më 21 qershor, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, ndalohen për shpërdorim detyre, dy inspektorë pyjesh dhe kryetari i fshatit ku u gjetën të kultivuara 160 bimët narkotike. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Elbasan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në zbatim të urdhrit të prokurorit, kanë ndaluar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: Y. Ç., 56 vjeç, me detyrë inspektor pyjesh në zonën e Gjinarit; F. L., 45 vjeç, me detyrë inspektor pyjesh në zonën e Zavalinës; K. B., 55 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Seltë. Hetimi penal ndaj këtyre shtetasve ka nisur në kuadër të veprimeve hetimore të zhvilluara gjatë operacionit policor të koduar “Krasta”, si rezultat i të cilit, më datë 21.06.2023, në një zonë pyjore të fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 160 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy