Lobimi si proces është i parregulluar në Shqipëri si për brenda vendit, ashtu edhe në Shqipëri. Për këtë arsye, ekspertët kërkojnë rregim të këtij procesi i cili vitet e fundit ka ndikuar edhe në politikën shqiptare.
Premto Gogo, drejtues i KRIIK, thotë se duhet të ketë transparencë për ëdo lobim që behet brenda dhe jashtë evndit dhe kjo bëhet duke ndërhyrë në ligj.
“Lobimi i mirëfiltë duhet të jetë për çështje politike, ekonomike, sociale apo për kompanitë sikur është rregulluar në vende të tjera, në Shqipëri mbetet totalisht e parregulluar dhe kjo jo se nuk njihet apo dihet. Një rregullim i mirëfilltë do të bënte që partitë politike të japin llogari për çfarëdo lloj lobimi që pranojnë të bëjnë këtu në Shqipëri nëpërmjet të tretëve apo vetë dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja se çfarë lobimi bëjnë në vende partnere në Shqipëri”, tha Premto Gogo, drejtues i KRIIK.



