Një shqiptar u arrestua në Itali për shpërndarje droge.
Gjatë një operacioni të policisë italiane gjatë fundjavës në Romë, në zonën e Casilinos është vënë në pranga një 22-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane nuk e bëjnë të ditur identitetin e tij, por bëjnë të ditur se i riu shqiptar është kapur me 300 gramë heroine dhe kokaine, të cila ishin ndarë në doza gati për shitje.
Gjithashtu, atij i janë sekuestruar edhe 1390 euro, të siguruara nga shitja e lëndës narkotike.



