
Gjykata nuk ka mundur të zhvillojë seancën paraprake ndaj disa të pandehurve të marr në përgjegjësi penale për tenderin e uniformave.
Shkak për këtë dështim është bërë mungesa e pajisjes së avokatëve me dosjen penale. Argumenti për këtë mungesë të dokumentacionit sipas gjykatës ka qenë letra e mjaftueshme për të printuar dosjen për të gjithë avokatët.
Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, Anisa Bogdani, dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj, akuzohen për shkelje të barazisë së tenderave.
Tenderi i uniformave ishte për një periudhë 4-vjeçare me vlerë mbi 2.8 miliardë lekë pa TVSH.
Sipas SPAK të gjithë këta persona kanë favorizuar bashkimin e kompanive të shpallura fituese në kundërshtim me ligjin.



