Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka arrestuar një 48-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, në Velipojë.
Pllumb Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasi N. L., 38 vjeç (i cili u arrestua gjatë operacionit, më datë 28.03.2024), në fshatin Luarz, Velipojë, kishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë cannabis, me qëllim kultivimin në tokë.
Gjatë operacionit, në këtë fshat, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



