Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari tha gjatë një konference për shtyp se ka ardhur koha që të ndryshohet politika penale lidhur me masat e arrestit.
Sipas tij, për veprat e lehta dënimi i të cilave shkon deri në 3 vite, nuk duhet të aplikohet “arresti në Burg”. Foli gjithashtu edhe për amnistinë penale dhe sigurinë në burgje.



