195 kg drogë me kamion në Kapshticë/ Policia arreston katër persona

195 kg drogë me kamion në Kapshticë/ Policia arreston katër persona

Zbardhet skema e trafikut të 195 kg drogë me kamion në Kapshticë.

Policia kufitare ka arrestuar 4 persona për trafikim të lëndëve narkotike dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.

Në pranga ka rënë shoferi i kamionit S. V., 54 vjeç, banues në Tiranë, Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, V. C., 55 vjeç, banues në Korçë, M. J., 48 vjeç, banues në Korçë. Ndërsa është shpallur në kërkim B. M., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi policisë:

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Sektori për Hetimin e Krimit në DVP-Korçë, zbardh dhe dokumenton skemën e ngjarjes, vë në pranga 4 shtetas dhe shpall në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.

Sekuestrohet 195 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në kuadër të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të trafikut ndërkombëtar të  narkotikëve si edhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar në vijë të dytë mjetin kamion tip “Iveco”, me drejtues shtetasin S. V., 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte si destinacion Greqinë.

Kontrolli ka vijuar më pas me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku u shfaqën dyshime se mbi karrocerinë e mjetit mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike. Konkretisht në sipërfaqen e saj u gjet një sasi prej 195 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Drejtuesi i kamionit (i dënuar më parë për veprën "Dhuna në familje") u arrestua në kushtet e flagrancës.

Pas shoqërimit të tij në polici dhe falë një pune intensive hetimore dhe profesionale të kryer nga specialistët e seksionit për trafiqet e paligjshme dhe  narkotikët në DVP-Korçë, u bë zbardhja, dokumentimi i plotë i skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimi dhe në bashkëpunim me DVP-Tiranë, kapja e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Konkretisht u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit lëshuar nga Prokuroria e Korçës, për shtetasit:

Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për "Vetëgjyqësi").

V. C. 55 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve").

M. J., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve" i cili ka falsifikuar dokumentacionin e kamionit.

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi B. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili së bashku me shtetasit Sh. H., dhe V. C., dyshohet të kenë qenë në rolin e organizatorëve të kësaj veprimtarie.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy