I zunë pritë kushurinjve dhe qëlluan me armë zjarri, në kërkim autorët

I zunë pritë kushurinjve dhe qëlluan me armë zjarri, në kërkim autorët

Të shtëna me armë në Fushë Arrëz, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Mësohet se Bledar e Bardhok Gjinaj kanë qëlluar mbi Eduart Gjinaj.

Tre ditë më parë të rinjtë janë përplasur me mjete të forta.

Mes këtyre personave mësohet se konflikti ka nisur prej një viti, nuk dihet ende motivi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi zyrtar:

Pukë- Fushë Arrëz

Informacion Paraprak

Më datë 11.08.2017, rreth orës 11:15, kemi marrë njoftim se në dalje të qytetit Fushë Arrëz, në rrugë, ka të shtëna me armë zjarri.

Nga informacionet paraprake behet me dije se shtetasit B. Gj. dhe B. Gj. kanë kanosur me armë zjarri (duke qëlluar në ajër), shtetasit P. Gj. dhe E. Gj. të cilët kanë qënë duke lëvizur me makinë.

Të dy palët e përfshira në konflikt janë banues në qytet Fushë Arrëz dhe në lidhje fisnore, ku mesohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta edhe me parë.

U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy