Në detyrë për kontrollin e territorit për kanabis, rrëzohet polici në Korçë/ Pëson frakturë në kokë

Në detyrë për kontrollin e territorit për kanabis, rrëzohet polici në Korçë/ Pëson frakturë në kokë

Një punonjës policie në Korçë ka pësuar dëmtime në kokë, teksa ka qenë në detyrë për kontrollin e territorit për kultivimin e kanabisit.

Rreth orës 13:00, në fshatin Voskop, Korçë, punonjësit të Komisariatit të Policisë Korçë, shtetasit Artion Ropi, të planizuar për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kohës që kryente shërbimin, i janë shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë, është rrëzuar në rrugë dhe ka pësuar frakturë në kokë.

Burime për MCN bëjnë të ditur se punonjësi i policisë së komisariatit të Korçës Artion Ropi, rreth 55 vjeç, ka shfaqur probleme me tensionin duke u rrëzuar në asfalt dhe për pasojë ka marrë dëmtime në pjesën e pasme të kokës.

Efektivi u transportua menjëherë drejt Tiranës, ku burime nga spitali konfirmojnë se është jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy